Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Tahir Çitaku, ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen që mori gjatë takimeve të zhvilluara sot në Runik, Klinë dhe Deçan.
Përmes një postimi ne “Facebook”, Çitaku tha se përkrahja e qytetarëve në këto komuna ishte një tregues i qartë se suksesi ndërtohet përmes punës, përkushtimit dhe ndershmërisë.
“Sot në Runik, Klinë dhe Deçan, përkrahja e qytetarëve ishte mesazh i qartë se suksesi arrihet vetëm me punë, përkushtim dhe ndershmëri. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme anembanë Kosovës”, ka deklaruar ai.
Çitaku theksoi se rrugëtimi politik do të vazhdojë me besim dhe përgjegjësi, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.
“Me besim dhe përgjegjësi, vazhdojmë përpara”, u shpreh kandidati i AAK-së për deputet.
Tahir Çitaku garon në zgjedhjet parlamentare me numrin 109 në listën e AAK-së, ndërsa koalicioni mban numrin 128 në fletëvotim.
Postimi i plote:
Sot në Runik, Klinë dhe Deçan, përkrahja e qytetarëve ishte mesazh i qartë se suksesi arrihet vetëm me punë, përkushtim dhe ndershmëri.
Faleminderit të gjithëve për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme anembanë Kosovës!
Me besim dhe përgjegjësi, vazhdojmë përpara.
AAK 128
109 Tahir Çitaku
#AAK128 #TahirÇitaku109 #Kosovë #MePunëDeriTeSuksesi
“, Tahir Çitaku