Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Triera Kasumi-Berisha, ka marrë pjesë në aktivitetet zgjedhore në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, duke shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një postimi, ajo ka përcjellë mesazhin: “Bregu i Diellit, ia qet pikën!”, duke lënë të kuptohet se mbështetja e qytetarëve në këtë pjesë të kryeqytetit është e fuqishme për Lëvizjen Vetëvendosje.
Kasumi-Berisha ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e fushatës, duke kërkuar vazhdimin e mobilizimit deri në ditën e votimit.
Triera Kasumi-Berisha garon me numrin 36 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kjo parti mban numrin 116 në fletëvotim.