“Severna Brigada” ia përdor emrin Vuçiqit për mobilizim – e paraqet si simbol të grupit

Një postim i publikuar së fundmi nga profili “Severna Brigada”, organizatë e shpallur terroriste nga autoritetet e Kosovës, ka tërhequr vëmendje për shkak të përdorimit të emrit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një mesazh propagandistik të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar shfaqen ujqërit, simbolikë e përdorur shpesh nga grupet nacionaliste dhe paramilitare, ndërsa mbi ta qëndron mbishkrimi “VUCIC TEAM SERBIA”. Në fund të postimit është vendosur slogani: “Ko sme, taj može. Ko ne zna za strah, taj ide napred” (“Kush guxon, ai mundet. Kush nuk njeh frikë, ai ecën përpara”), transmeton KosovaPress.

Pra, një organizatë e sanksionuar dhe e cilësuar si terroriste nga institucionet e Kosovës përdor emrin e presidentit serb në materialet e saj propagandistike ngre pikëpyetje serioze për narrativat që promovohen në hapësirën digjitale dhe për mënyrën se si figurat politike shfrytëzohen për mobilizim ideologjik.

“Severna Brigada” është përmendur në disa raste nga institucionet e sigurisë si strukturë që promovon mesazhe ekstremiste, kërcënuese dhe destabilizuese, veçanërisht në veri të Kosovës. Përmes rrjeteve sociale, kjo organizatë ka publikuar vazhdimisht përmbajtje me simbolikë nacionaliste dhe mesazhe që nxisin tensione ndëretnike.

Publikimi i fundit vjen në një periudhë të ndjeshme politike para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën, më 7 qershor.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika