Kabashi: Kurti po synon pushtet absolut në Kosovë, qytetarët do t’ia tregojnë vendin më 7 qershor

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Festim Kabashi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për shkaktimin e krizës politike që çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kabashi, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Kosova po shkon në zgjedhje si pasojë e, siç u shpreh ai, arrogancës së pushtetit të Albin Kurtit dhe dëshirës së tij për të pasur pushtet absolut, njofton Dukagjini.

“Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të arrogancës të pushtetit të Albin Kurtit sepse nuk është ngi me pushtet tash e gjashtë vjet pavarësisht numrit të madh të votave që qytetarët me të drejtë ia dhanë atij më 2021 fillimisht dhe më vonë ia rikonfirmuan këtë, por duket se nuk po i majfton dhe dëshiron të ketë për vete gjithë pushtetin në Kosovë – të ketë një pushtet absolut dhe autoritar duke mos u lodhur për asnjë problem të qytetarëve me çmime të larta e një shëndetësi për toke ku nuk ka as barna esenciale në repartin e hemodializës e onkologjisë ku po mungon në spitale edhe paracetmoli e që nuk është e shtrenjtë por mungon e tregon mos seriozitetin që kanë për këtë gjë. Albin Kurti duket se pavarësisht besimit të madh që ndoshta me të drejtë iu dha për ta parë në pushtet duket se pushteti i tij dhe ajo që ai përfaqësoi tutje ishte një zhgënjim i madh. Ka një vit e gjysmë që vendi është në pauzë dhe Kosova nuk po qeverisët që një vit e gjysmë nga krizat e krijuara nga teket e Albin Kurtit”, u shpreh Kabashi.

Më tej, kandidati i LDK-së e akuzoi Kurtin se është përgjegjës për krizat e njëpasnjëshme politike dhe për zgjedhjet e përsëritura në vend – për çka u shpreh se sipas tij qytetarët do t’ia tregojnë vendin më 7 qershor.

“Po duket se është ka bënë hajgare me shtetin dhe popullin është shndërruar në hajgaregji të gjithë e dinë se kush është shkaktari i krizave në Kosovë, Kurti ka përmendur edhe një cikël të ri të zgjedhjeve dhe e konfirmoi vetë se është shkaktar i krizave politike dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme. Synimin e vetëm duket se e ka vetëm pushtetin e tij që ai të jetë autoriteti absolut për gjithçka në Kosovë. Duket sikur po synon të formojë një monarki dhe të jetë mbreti i Kosovës, sikur ky që ka pasur dëshira të tilla – kjo dëshirë është e parealizueshme se demokracia duhet të ruhet dhe mendoj se qytetarët më 7 qershor do t’ia tregojnë vendin Kurtit”, u shpreh Kabashi.

Kabashi, mes tjerash, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është rritur jo vetëm me ish-presidenten Vjosa Osmani si bartëse e listës, por edhe me të gjithë të tjerët.

“LDK-ja do të rritet jo vetëm me Vjosën por me të gjithë të tjerët, me kandidatin për kryeministër dhe 110 deputetë e që LDK-ja është edhe më e madhe se kaq. Besoj që brenda LDK-së ka shumë emra, jam vetëm njëri nga 110 kandidatët, numri im është 41 por gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar të komunikoj me elektoratin dhe qytetarët për problematikat dhe që të komunikojmë që mesazhi i LDK-së të përcillet tek elektorati. Do të angazhohem për një qeverisje të drejtë dhe ruajtjen e mbrojtjes së demokracisë në vend që nga ky pushtet autoritar është lëkundur tash e sa kohë”, u shpreh Kabashi.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika