PZAP anulon vendimin e KQZ-së për votimin me dokumente të skaduara

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që lejonte votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas PZAP-së, ankesa e parashtruar nga Instituti Demokratik i Kosovës është aprovuar si e bazuar, duke çuar në shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, njofton Dukagjini.

“Paneli, pasi shqyrtoi pretendimet ankimore, përgjigjen në ankesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimin e kontestuar dhe shkresat e tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e bazuar. Paneli ka gjetur se nga shkresat e lëndës rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 01/1198/2026, të datës 03.06.2026, ka miratuar rekomandimin për lejimin e votimit me dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë për votim në qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike. Sipas vlerësimit të panelit, KQZ nuk ka pasur autorizim ligjor që përmes vendimit administrativ, votuesve jashtë Kosovës t’ua lejojë votimin me dokument identifikimi të skaduar, në një situatë kur Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon shprehimisht paraqitjen e dokumenteve të vlefshme të identifikimit. Konkretisht neni 90 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se, për qëllim të zgjedhjeve, shtetasi me të drejtë vote brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike mund të votojë nëse identifikohet saktësisht në Listën e Votuesve dhe ofron njërin prej dokumenteve të vlefshme të identifikimit të lëshuara nga Republika e Kosovës, përkatësisht letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika