Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe që i është dhënë partisë në tubimin përmbyllës zgjedhor në Mitrovicë.
Haxhiu ka theksuar se tubimit i kanë dhënë mbështetje dhe energji si dhe fitore PDK-së edhe nga dy vëllezërit e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Faleminderit, Mitrovicë! Tubimit përmbyllës të PDK-së në Mitrovicë i dhanë mbështetje, fuqi dhe energji dy vëllezërit e kryetarit Kadri Veseli, Baca Ismet dhe Veseli. Ky angazhim dhe mobilizim garantojnë fitoren e PDK-së më 7 qershor. Mitrovica e Kadri Veselit i jep fuqi fitores së Bedri Hamzës dhe PDK-së”, ka shkruar Haxhiu.