Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Arben Gashi, ka falënderuar mbështetësit e partisë për pjesëmarrjen e djeshme në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.
Gashi vlerëson se mbështetësit e LDK-së kanë qëndruar pranë partisë në periudha të ndryshme, si në momente suksesi ashtu edhe në kohë sfidash.
Ai ka vlerësuar besnikërinë e anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, duke theksuar se ata vazhdojnë të jenë pjesë e angazhimit për, siç është shprehur ai, rikthimin e shpresës, besimit dhe forcës për ta çuar Kosovën përpara
“Ky ishte tubimi ynë i madh i mbylljes së fushatës. Këta mbështetës besnikë të LDK-së nuk na lanë kurrë vetëm. Ishin me ne në ditët e mira dhe në ato të vështira, në fitore e në zhgënjime, kur kishte entuziazëm dhe kur duhej durim. Sot, kur po rikthejmë shpresën, besimin dhe forcën për ta çuar Kosovën përpara, ata janë përsëri këtu. Na duheni ju. I duhemi njëri-tjetrit. I duhet Kosovës LDK-ja”, ka shkruar Gashi.