Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje nga tubimi, Manaj ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve, duke e cilësuar atë si dëshmi të mbështetjes për LDK-në.
“Sonte LDK vulosi ringritjen e madhe të 7 qershorit!”, ka shkruar Manaj.