Izraeli kryen dy sulme në një qytet në lindje të Libanit

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer dy sulme ajrore ndaj qytetit Sahmar, në luginën perëndimore të Bekasë në lindje të Libanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa viktima apo të plagosur.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), sulmet, të kryera në orët e para të mëngjesit, kishin në shënjestër një husejniye (sallë fetare shiite) dhe një seli të skautëve në qytet.

Autoritetet lokale raportuan se nuk ka pasur humbje në njerëz nga asnjëri prej sulmeve.

Pamje të publikuara nga aktivistë dhe media libaneze tregojnë dyqane të shkatërruara dhe banesa të dëmtuara pranë objekteve të goditura. Në videot e shpërndara shihen gjithashtu ekipet e mbrojtjes civile që operojnë në zonat e prekura disa orë pas sulmeve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika