“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Mësimdhënës dhe ekspertë të arsimit i kanë bërë bashkë në një konferencë sot Shtëpia Botuese “Dukagjini” dhe “Pearson”. Ngjarja u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e komunitetit profesional të mësimdhënësve të gjuhës angleze në Kosovë.

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit e gjuhës angleze në Kosovë.

Konferenca, mblodhi qindra mësimdhënës të gjuhës angleze.

Gjatë konferencës u trajtuan tema të rëndësishme si mësimdhënia në epokën e inteligjenca artificiale, dhe aftësitë që u nevojiten nxënësve për të ardhmen.

Një nga sesionet kryesore, “Learning for Life”, u udhëhoq nga eksperti i njohur i fushës së mësimdhënies së gjuhës angleze, Grant Kempton, i cili ka mbi 38 vjet përvojë në këtë sektor.

“Kjo konferencë ishte kryesisht një konferencë e udhëheqjes së mendimit, ku ndamë ide rreth asaj që po ndodh në botën e arsimit dhe se si mësuesit mund t’i zhvillojnë nxënësit e tyre për t’i përgatitur për punësim në të ardhmen. Qëllimi është që ata të jenë të gatshëm për tregun e punës, të gjejnë vende të mira pune dhe të përdorin gjuhën angleze për t’u shprehur në mënyrë efektive”, ka thënë Grant Kempton, Ekspert i mësimdhënies së gjuhës angleze.

Po ashtu, psikologia klinike Emirjeta Kumnova-Hoxha, udhëhoqi sesionin “Mirëqenia e mësuesve: Të kujdesemi për veten brenda mjedisit shkollor”.

“Së pari dua ta falënderoj shtëpinë Botuese Dukagjini që po i jep mjaft hapësirë mirqenies se mësimdhënësve, ne konsiderojmë se mirëqenia e mësimdhënësve nuk është vetëm një çështje individuale por duhet të jetë një çështje se i gjithë sistemi arsimor duhet ta trajtoj”, ka thënë Emirjeta Kumnova-Hoxha, Psikologe klinike.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” theksoi se konferenca synon të krijojë hapësira për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira në mësimdhënie.

“Ky ishte edicioni i 7të i Konferencës e cila organizohet nga Shtëpia Botuese Dukagjini në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Pearson ishte një konferencë e jashtzakonshme, një energji e jashtëzakonshme kishim qindra mësimdhënës sot këtu në sallë”, ka thënë Jeta Zymberi, Koordinatore e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”.

Në përfundim të konferencës, u shpërblyen edhe mësimdhënësit fitues te thirrjes “Dukë Talks”, të cilët do të përfitojnë një udhëtim në Angli, përfshirë një program profesional plotësisht të financuar në konferencën IATFL 2027 në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika