Mbyllet votimi, dalje më e ulët në zgjedhje

Qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat brenda rreth 16 muajve, në një proces që u zhvillua pas krizës politike dhe mungesës së një shumice të qëndrueshme parlamentare.

Në orën 19:00 ka përfunduar zyrtarisht periudha e lejuar për hyrje në qendrat e votimit, duke shënuar mbylljen e procesit të votimit në të gjithë vendin.

Sipas rregullave zgjedhore, qytetarët që ndodheshin brenda qendrave të votimit në momentin e mbylljes kanë të drejtë ta përfundojnë votimin e tyre.

Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 18:54, kanë votuar 574,609 qytetarë, që përbën rreth 29,32 për qind të votuesve me të drejtë vote, që është rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kosova voton sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika