Radoniqi: Më së voni në orën 22:00 dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se sonte do t’i japin rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.

Radoniqi, mes tjerash, u shpreh se rreth orës 22:00 do të dalin me rezultate, njofton Dukagjini.

“Rezultatet preliminare do të dalin sonte. Unë besoj që diku rreth orës 21:30 apo 22:00 maksimum do të dalim me rezultat, por do t’ju njoftojmë paraprakisht. Nuk do ta caktojë tash orën”, deklaroi Radoniqi.

Kujtojmë se pas procesimit të 97,92% të vendvotimeve në nivel vendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit kanë votuar 708,045 qytetarë, që përbën 36,13% të pjesëmarrjes.

Sipas të dhënave, numri i votuesve është rreth 200 mijë më i ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në zgjedhjet e mëparshme, më 28 dhjetor, kishin votuar mbi 900 mijë qytetarë, ose 44,99% e votuesve me të drejtë vote.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika