Prokuroria: 5 persona të ndaluar për vepra kundër të drejtës së votimit gjatë zgjedhjeve

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se deri në përfundim të procesit të votimit në zgjedhjet e 7 qershorit, janë ndaluar pesë persona për vepra penale kundër të drejtës së votimit.

Në njoftim thuhet se mbi 100 prokurorë dhe personel i sistemit prokurorial kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria ka pranuar disa informacione dhe pas verifikimit është konstatuar se 17 raste paraqesin elemente të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Prej tyre, 5 persona janë ndaluar, ndërsa 12 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën e Veriut.

Prokuroria ka bërë të ditur se prokurorët do të vazhdojnë të monitorojnë procesin edhe gjatë numërimit të votave deri në përfundimin e tij në qendrat komunale të numërimit.

Në fund, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka falënderuar qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin gjatë procesit zgjedhor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika