Numërohen mbi 600 mijë vota: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, LDK e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku është kaluar më shumë se gjysma e vendvotimeve në nivel vendi.

Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:34, janë procesuar 1,539 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 61.61 për qind të tyre.

Deri në këtë fazë janë numëruar gjithsej 411,190 vota.

Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 42.79 për qind të votave, ose 168,675 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.97 për qind, përkatësisht 86,590 vota.

Në vendin e tretë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.98 për qind të votave, ose 70,890 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.82 për qind, që përkthehet në 30,822 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.67 për qind, ose 18,419 vota.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika