Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare, duke bërë të ditur se deri në orën 21:04 janë procesuar 2,174 nga 2,498 vendvotime, apo 87,03% e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në përditësimin e fundit janë procesuar deri më tani gjithsej 620,962 vota.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 43,68% të votave të përpunuara, duke ruajtur epërsinë në garën zgjedhore.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,67%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18,04%.
Në vendin e katërt qëndron Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,39%, ndërsa Lista Serbe me 4,42%.