Procesi i numërimit të votave në Kosovë po i afrohet fundit, ndërsa sipas të dhënave të fundit janë numëruar 724,905 vota nga gjithsej 1,959,962, ose 36.99% e votave të përgjithshme.
Nga 2,498 kuti votimi, deri më tani janë përpunuar 2,495, që përfaqësojnë 99.88% të kutive, ndërsa kanë mbetur edhe 3 kuti votimi pa u numëruar për përmbylljen e plotë të procesit.
Aktualisht, në garën për zgjedhjet lokale, kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje! me 42.91% të votave, ose 298,600 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.13% dhe 147,042 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.57% ose 122,338 vota.
Pas tyre vijnë Aleanca me 7.16% (49,763 vota) dhe Srpska Lista me 6.15% (42,761 vota).
VV del e para me 42.92%, PDK e dyta me 21.6% e LDK e treta me 17.61% në rezultatet preliminare