Shkon në 32 numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që goditi Filipinet jugore

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të Rihterit goditi brigjet e ishullit Mindanao në Filipinet jugore, thonë zyrtarët.

Tërmeti ra në orën 07:37 sipas orës lokale të hënën (e diel 23:37 GMT), duke shkaktuar alarme për cunami në Filipine, Indonezi, Japoni dhe Australi. Disa prej tyre u anuluan disa orë më vonë.

Videot dhe imazhet treguan ndërtesa që po shembeshin, përfshirë një klip të një restoranti të ushqimit të shpejtë Jollibee të shndërruar në rrënoja, ndërsa janë regjistruar edhe rrëshqitje toke në disa zona.

Më shumë se 100 persona janë plagosur në disa provinca, pothuajse dy duzina të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 10,000 banorë janë evakuuar paraprakisht, thanë autoritetet.

Mindanao është ishulli i dytë më i madh në Filipine – si në madhësi ashtu edhe në popullsi – dhe është shtëpia e rreth 26 milionë njerëzve.

Shifrat e viktimave ende duhet të verifikohen nga agjencia kombëtare e fatkeqësive, e cila tabelon dhe verifikon raportet nga burime të ndryshme lokale dhe pritet të japë një përditësim zyrtar në ditët në vijim.

Autoritetet lokale në provincën bregdetare të Sarangani-t, rreth 20 km (12.5 milje) nga epiqendra e tërmetit, thanë se 17 persona kishin vdekur atje, shumë prej tyre në një rrëshqitje dheu. Tërmeti uli përkohësisht rrjetet e energjisë elektrike dhe të komunikimit në Sarangani – megjithëse ato u rivendosën më vonë.

Në General Santos, qytetin më të afërt me epiqendrën, 10 persona u vranë, tha Zyra e Mbrojtjes Civile. 22 persona të tjerë mbeten të zhdukur. General Santos, i njohur si kryeqyteti i tonit në Filipine, njihet edhe si qyteti i lindjes i Manny Pacquiao, kampionit botëror në boks, i cili më vonë u bë politikan.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., tha në një deklaratë se agjencitë po koordinonin reagimin e tyre ndaj katastrofave.

“Qeveria kombëtare po lëviz dhe ne nuk do ta lëmë pas dore Mindanaon”, premtoi ai.

Marcos urdhëroi gjithashtu pezullimin e mësimit në zonat e prekura pas tërmetit, i cili përkoi me ditën e parë të vitit shkollor në Filipine.

Në një video të postuar nga një shkollë fillore në provincën Davao Occidental, dhjetëra nxënës të tmerruar mund të shihen të ulur galiç në tokën që dridhet.

Videoja tregoi gjithashtu një strehë me çati të valëzuar që shembej pas tyre, megjithëse shkolla tha në postimin e saj se askush nuk ishte lënduar.

Më shumë se 130 lëkundje pasuese, me magnitudë që varionin nga 1.3 deri në 6.7, u regjistruan pas tërmetit fillestar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika