Nënkolonel i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vegim Krelani, ka diplomuar me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, duke përfunduar njëkohësisht edhe studimet master në Studime Strategjike të Sigurisë në Carlisle, Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas përfundimit të programit njëvjeçar në U.S. Army War College, Nënkolonel Krelani u vlerësua si student superior, duke dëshmuar nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve të FSK-së në përmbushjen e misionit të tyre.

“Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane është një nga institucionet më prestigjioze të edukimit ushtarak, i fokusuar në zhvillimin e udhëheqësve për lidership strategjik ushtarak dhe planifikimin e operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare. Programi gjithashtu përgatit oficerët për hartimin e strategjive të sigurisë kombëtare dhe përdorimin efektiv të elementeve të fuqisë kombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në vitin akademik 2026, në këtë program morën pjesë më shumë se 370 oficerë nga SHBA-ja dhe 77 shtete të tjera të botës.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika