Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka vendosur sanksione ndaj dy qytetarëve iranianë dhe një prej njësive të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për rrezikimin e lirisë së trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, tha shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Callas, në një konferencë për shtyp në Qipro.
“Veprimet e Iranit janë të papranueshme. Në përgjigje, shtetet anëtare kanë miratuar sanksione kundër subjekteve dhe individëve iranianë të përfshirë në pengimin e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo është hera e parë që BE-ja po zbaton regjimin e ri të lirisë së lundrimit dhe kur të jetë e nevojshme, ne do ta zbatojmë atë përsëri”, tha Callas, raporton Reuters.
Sipas një deklarate me shkrim nga Bashkimi Evropian, u sanksionuan Komanda e Provincës Hormozgan brenda Marinës së IRGC-së, si dhe Zëvendëskomandanti për Çështjet Politike në Marinë Mohamad Akbarzadeh dhe përfaqësuesi i Unionit Iranian të Eksportuesve të Naftës, Gazit dhe Petrokimikateve Hamid Hosseini.
Irani e mbylli Ngushticën e Hormuzit pas fillimit të sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.