Ramabaja: Profesori dhe politologu po votohen më pak se hoxha, vetëdija politike nuk është në nivel

Analisti, Sadri Ramabaja ka folur për nivelin e vetëdijes politike në vend, duke vlerësuar se qytetarët vazhdojnë të mos i japin prioritet figurave akademike në proceset zgjedhore.

Në Debat Plus, Ramabaja tha se shoqëria kosovare ende nuk ka arritur nivelin e duhur të emancipimit politik, duke marrë si shembull mënyrën se si votohet për kandidatët për deputetë në zgjedhje.

“Megjithatë vetëdija politike ende nuk në nivelin që duhej të ishte. Nuk mund të votohet profesori i sociologjisë dhe politologu më pak se sa një hoxhë… politikanët tonë po koketojnë me Bashkësinë Islame dhe kjo do t’i kushtoj Kosovës”, ka thënë Ramabaja.

Vlen të ceket që  kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ish-imam në Drenas, sipas të dhënave nga vendvotimet e procesuara deri më tani ka marrë rreth 11,000 vota, duke u renditur ndër kandidatët me mbështetje të konsiderueshme brenda listës së partisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika