Supremja shfuqizon pjesërisht Udhëzimin Administrativ për xhamat e errët të automjeteve

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht nenin 7 të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme për regjistrimin e mjeteve, duke e shpallur të paligjshëm disa nga dispozitat që rregullonin përdorimin e xhamave të errët në automjete.

Vendimi është marrë pas padisë së OJQ-së “Marakli t’Kerreve” dhe Institutit “TriPika – Sport, Sociale, Ekonomi”, dhe pas shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 4 qershor 2026.

Gjykata ka shfuqizuar paragrafin 1, 3 dhe 4 të nenit 7, duke vlerësuar se ato krijonin kufizime që nuk parashihen në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjete, dhe tejkalonin kompetencat e një akti nënligjor.

Sipas aktgjykimit, ligjet në fuqi nuk ndalojnë në mënyrë të përgjithshme xhamat e errët, por parashohin që modifikimet e automjeteve mund të lejohen nëse kalojnë verifikimin teknik dhe atestimin përkatës.

“Gjykata ka konstatuar se Ligji Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligji Nr. 05/L-132 për Automjete nuk përmbajnë ndalim të përgjithshëm për vendosjen e materialeve errësuese apo zëvendësimin e xhamave të automjeteve me xhama të errësuar. Përkundrazi, legjislacioni në fuqi parashikon mundësinë e modifikimeve në automjete, me kusht që ato t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit teknik dhe atestimit sipas standardeve të përcaktuara me ligj”.

Gjykata ka theksuar se ministria nuk mund të vendosë ndalime të reja pa bazë të qartë ligjore dhe se çdo kufizim duhet të respektojë parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.

Ndërkohë, paragrafi 2 i nenit 7 ka mbetur në fuqi, pasi Gjykata e ka vlerësuar si dispozitë teknike që rregullon vetëm evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e automjetit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika