Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë sot kanë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999-të.

Edhe përkundër një aktakuze të ngritur lidhur me këtë masakër në dhjetor të vitit të kaluar, PSRK nuk ka ndaluar punën dhe për gjashtë muaj ka arritur të identifikojë edhe keta persona të cilët edhe i ka arrestuar sot.

Në lidhje me aksionin, para mediave detaje ka dhënë prokurori Ilir Morina.

Në konferencë, Morina deklaroi se për personat e prangosur, ka dyshime të bazuara që kishin qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë serbe dhe që kishin marrë pjesë në kryesrjen e kësaj masakre.

 

 

“Hetimet që i kemi vazhduar gjatë këtyre gjatë muajve kemi arritur t’i identifikojmë edhe disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë së Serbisë asokohe që kanë qenë pjesë e aksionit më 15 janar në Reçak”, deklaroi Morina para mediave./GazetaBlic

Operacioni “Reçaku II” për hetimin e krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika