Mijëra të varrosur nën rrënojat e Gazës mund të mos identifikohen kurrë, paralajmëron Kryqi i Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka ngritur alarmin se mijëra palestinezë të mbetur nën rrënojat e Gazës mund të mos identifikohen kurrë, ndërsa operacionet e kërkimit dhe nxjerrjes së trupave po ecin shumë ngadalë.

Zëdhënësi i ICRC-së në Jerusalem, Pat Griffiths, ka thënë se sa më shumë të kalojë koha, aq më e vështirë bëhet identifikimi i trupave të pajetë.

“Sa më gjatë të mbeten trupat nën rrënoja, aq më shumë ka gjasa që të jenë në faza të avancuara dekompozimi – madje edhe të skeletizuar – kur të gjenden,” u shpreh ai.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, besohet se të paktën 10 mijë persona janë ende të varrosur nën rrënoja, ndërsa disa ekspertë vlerësojnë se numri mund të arrijë deri në 14 mijë. Ndërkohë, rreth 61 milionë tonë rrënoja duhet të pastrohen pas konfliktit.

Ekipet e shpëtimit po punojnë me mjete të thjeshta si lopata dhe kazma, pasi mungojnë makineritë e rënda që do të përshpejtonin kërkimet. ICRC thotë se kërkesat për lejimin e pajisjeve në Gaza ende nuk janë miratuar.

Ekspertët e mjekësisë ligjore paralajmërojnë se koha është faktori kryesor që ndikon në identifikim, duke bërë që edhe provat e rëndësishme si ADN-ja dhe gjurmët personale të humbasin ose të degradohen.

Në Gaza është ngritur edhe një varrezë për trupat e paidentifikuar, ku tashmë janë varrosur mbi 650 persona, raporton The Guardian.

Mjekët lokalë thonë se disa trupa të raportuar si të zhdukur prej vetëm dy javësh janë gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi, për shkak të kushteve të vështira në terren.

ICRC thekson se identifikimi i viktimave është thelbësor jo vetëm për dinjitetin e të vdekurve, por edhe për shëndetin mendor të familjeve që jetojnë me “humbje të paqartë” dhe pa përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika