Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se përfitues janë të gjithë ata punëtorë që kanë plotësuar kriteret, përkatësisht me të ardhura mujore bruto deri në 1,000 euro.

Sipas tij, komisioni vlerësues po vazhdon punën edhe për masën e mbështetjes së studentëve, ndërsa pagesat për ta do të ekzekutohen sapo të përfundojë verifikimi i listave.

Murati ka njoftuar se kjo pako e mbështetjes kap vlerën totale rreth 105 milionë euro. Prej tyre, rreth 25 milionë euro janë ndarë për punëtorët e sektorit privat, ndërsa rreth 73 milionë euro kanë shkuar për mbi 322 mijë përfitues të skemave sociale dhe mbi 405 mijë fëmijë.

Për studentët, janë ndarë rreth 7 milionë euro për afërsisht 70 mijë përfitues.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika