IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren, dyshohen për marrje ryshfeti

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Alfa në Prizren, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.Top of Form

Sipas njoftimit të IPK-së, hetuesit kanë nisur ditë më parë veprimet fillestare hetimore lidhur me reagimet policore ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.

Sipas gjetjeve fillestare, më 11 qershor 2026 në Prizren, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar fillimisht procedurat përkatëse policore.

Megjithatë, hetimet kanë ngritur dyshime se ata nuk kanë vepruar në përputhje me obligimet ligjore dhe zyrtare, pasi nuk kanë vazhduar procedurat e parapara dhe kanë lejuar kundërvajtësit të largohen pa u ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

Për këtë arsye, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e përkohshëm të tre zyrtarëve policorë, pasi ekziston dyshimi se veprimet e tyre përmbajnë elemente të veprës penale “marrje e ryshfetit”.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve i IPK-së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Sipas IPK-së, masa e suspendimit është rekomanduar për të mos ndikuar në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika