Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në shtatë raste të veprave penale kundër pasurisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, i dyshuari me inicialet B.K. është identifikuar dhe arrestuar më 14 qershor 2026 pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve.

Ai dyshohet për pesë raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe dy raste të veprës penale “Vjedhje”. Hetimet kanë siguruar prova që e lidhin të dyshuarin me rastet e raportuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me thyerje dhe hyrje me forcë në lokale afariste në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës.

Sipas policisë, objekt i vjedhjeve kanë qenë kryesisht paratë e gatshme.

Pas arrestimit, B.K. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, përballë provave të siguruara, ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale që i atribuohen.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika