Një vit burg për ngacmim, arrestohet i dënuari në Prizren që ishte në kërkim

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një person është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti ka qenë i dënuar me një vit burgim për veprën penale të ngacmimit në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, të mërkurën autoritetet kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin i cili ka qenë në kërkim.

“Me datën 16 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin, i cili ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.”, thuhet në njoftim.

Ndaj kësaj, Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika