Çmimi i naftës bie për 2 cent, zbret në 1.45 euro për litër

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të re për ditën e enjte, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).

Nafta (dizel) është caktuar në 1.45 euro për litër, që është 2 cent më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë, benzina do të shitet me 1.38 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Të fundit nga rubrika