Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur sulmuan të enjten aeroportin më të madh të Nigerit, njoftuan autoritetet.
Ky është sulmi i dytë ndaj këtij objekti brenda më pak se pesë muajsh.
Banorët e vendit me shumicë myslimane i thanë BBC-së se sapo kishin përfunduar faljen e namazit të mëngjesit kur dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh nga Aeroporti Ndërkombëtar “Diori Hamani”, i vendosur në kryeqytetin Niamej.
Ministria e Mbrojtjes e Nigerit bëri të ditur se në mesin e viktimave janë 22 sulmues, 11 ushtarë dhe dy civilë.
Mbrëmjen e së enjtes, grupi xhihadist Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM), i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin.
Nigeri po përballet prej më shumë se një dekade me kryengritje të grupeve islamiste.