Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë në Uashington nga 23 deri më 25 qershor 2026.
Sipas njoftimit të NATO-s, më 24 qershor Rutte do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.
Gjatë vizitës, ai do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do t’i bashkohet në mënyrë virtuale takimit të grupit E5 nga Uashingtoni.
Më 25 qershor, Rutte do të takohet me anëtarë të Kongresit amerikan dhe do të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Atlantic Council.