Pavarësisht marrëveshjes SHBA–Iran, sulmet izraelite në Liban vazhdojnë

Të paktën 16 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, ka raportuar agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA.

Sipas raportimeve, ushtria izraelite ka vijuar operacionet në zonë, ndërsa Hezbollah ka njoftuar për luftime të ashpra në terren.

Përplasjet në Liban po vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes së re SHBA–Iran, e cila parashikon ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake “në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”, si dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se trupat izraelite nuk do të tërhiqen menjëherë nga jugu i Libanit, duke thënë se do të qëndrojnë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA pret një “armëpushim të plotë në të gjitha frontet”, përfshirë Libanin, duke u bërë thirrje palëve në rajon të respektojnë marrëveshjen dhe të lejojnë vazhdimin e negociatave.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika