Policia konfiskon armë dhe municion në tri lokacione në veri

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin-Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët.

Sipas njoftimit të policisë, aksionet janë zhvilluar të dielën në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Në rastin e parë, në fshatin Presek, policia ka kontrolluar një stallë për ushqimin e bagëtive, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë M48, pesë karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, 151 fishekë të të njëjtit kalibër, pjesë të uniformës së kamufluar dhe bateri ndriçuese.

Po në fshatin Presek, në një objekt tjetër të ngjashëm, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M48, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm.

Ndërkaq, në fshatin Qeçevë, gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur një pushkë M48 me bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy makina për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth dy kilogramë sfera metalike për mbushjen e fishekëve.

Policia bëri të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë iniciuar rastet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika