Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar.

Teherani tha se e ka mbyllur ngushticën – përmes së cilës para luftës kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz – në shenjë hakmarrjeje ndaj shkeljeve të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Të dhënat nga firma analitike, Kpler, treguan se më 21 qershor vetëm pesë anije kaluan ngushticën, nga 26 të regjistruara një ditë më parë.

Tri prej tyre u identifikuan si anije shumë të mëdha për transport nafte (VLCC) – secila me rreth 2 milionë fuçi naftë dhe karburant të papërpunuar saudit – dhe njëra prej tyre ishte duke u drejtuar për në Japoni.

Disa anije mund të mos jenë përfshirë në statistika, sepse kanë fikur pajisjet e gjurmimit gjatë kalimit në Gjirin Persik.

Teherani e hoqi bllokadën e ngushticës javën e kaluar, pasi arriti marrëveshje me SHBA-në për të zgjatur armëpushimin e shpallur në prill edhe për 60 ditë të tjera, me qëllim që t’u jepej hapësirë negociatave për paqe.

Por, më 20 qershor, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) e deklaroi sërish të mbyllur këtë rrugë ujore, në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban.

Ushtria amerikane deklaroi se anijet tregtare vazhdojnë të operojnë normalisht.

Ndërkohë, në orët e para të 22 qershorit u raportua se SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika