Pas një jave në arrati, dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Prishtinë

Është dorëzuar në Policinë e Kosovës i dyshuari për plagosjen që kishte ndodhur më 16 qershor 2026 në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka bërë të ditur se i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor gjatë ditës së hënë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor”, ka deklaruar Pllana.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja kishte ndodhur më 16 qershor në mbrëmje në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, ku një person ishte plagosur. Motivet e rastit nuk janë bërë ende të ditura.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika