Albin Kurti paralajmëron takime me partitë opozitare

Ndonëse kanë kaluar disa ditë prej kur përfundoi procesi i numërimit të votave, ende nuk dihet se kur do të bëhet shpallja e rezultateve, e rrjedhimisht pastaj certifikimi, meqenëse fillimisht duhet të përfundojë trajtimi i ankesave në Gjykatën Supreme. Pikërisht, pas kryerjes së kësaj procedure, kryetari i Vetëvendosjes paralajmëron që do t’i nisë komunikimet me partitë e tjera, por pa e qartësuar nëse fillimisht do ta formojë qeverinë apo do tentojë zgjidhje për presidentin. Për rrjedhën e kësaj procedure, mendime të ndryshme ndajnë edhe njohësit e Kushtetutës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti., foto arkiv

Për shkak të dy ankesave nga kandidatët e PDK-së, shpallja e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, potencialisht do ta prekë datën e fundit të parashikuar – 26 qershorin.

Kështu, edhe certifikimi i këtij procesi, nuk pritet që të bëhet para gjashtë korrikut.

Veç pas kësaj kohe, kryetari i partisë që doli e para në zgjedhje, planifikon që t’i fillojë bisedimet me partitë e tjera.

“Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë, renditja e zgjidhjes së çështjeve pas konstituimit të kuvendit – nëse duhet fillimisht të formohet qeveria, apo të tentohet zgjedhja e presidentit.

Nga përfaqësues të partive të cilat kanë fituar ulëse në kuvend, nuk janë përgjigjur në interesimin e televizionit gjatë ditës, për të marrë një qëndrim të tyre.

Megjithatë, sipas Melos Kolshit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Kushtetuta, nuk e specifikon e as nuk e përjashton asnjërën nga mundësitë.

“Sa i përketë nëse duhet të zgjidhet Presidenti apo të bëhet qeveria, këto janë çështje të ndara. Por, si rezultati i një marrëveshjeje politike mes partive, kjo mund të vendoset”ka thënë Kolshi.

Por, tjetër mendim ka profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

“Kushtetuta thotë qartë presidentja e vendit ose presidenti, ka të drejtë ta mandatojë, pra nuk thotë ushtruesja e detyrës ose ushtruesi i detyrës. Pra, është e qartë që Kushtetuta kërkon që në këtë rast do të duhej menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, verifikimit të mandateve, dhënies së betimit të deputetëve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit, dhe do të duhej dhe presidentes”, ka thënë Baraliu.

Pas certifikimit të rezultatit, menjëherë nisin të rrjedhin afatet për formim të institucioneve -për konstituim të kuvendit 30 ditë e ndërsa për zgjedhje të Presidentit 60.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika