Anna Di Lelio për Gjykatën Speciale: Logjika e gabuar gjyqësore ka pasoja shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë

Anna Di Lellio, nje ish-gazetare italiane që ka shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara në vitet e pasluftës në Kosovë dhe tash rishtazi e ka botuar një libër “Lidhja më e fuqishme” së bashku me gazetarën Garentina Kraja, ku dokumentohen krimet e luftës dhe dhunës seksuale ndaj grave, tash së fundi është deklaruar edhe për Dhomat e Posaçme në Hagë, që janë para verdiktit në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Në një shkrim autorial për konferencën “Urat e kujtimit”, të bashkë-organizuar nga KIPRED dhe organizata “Liria ka emër”, Di Lellio ka reflektuar në punën e saj si komisionere e mediave në Kosovën e pasluftës.

Ajo pohon se “çdo diskutim mbi pajtimin – në Kosovë dhe gjetkë – duhet të trajtojë pyetje themelore si: “Pajtim mes kujt?” dhe “Pajtim për çka?”.

Autorja Di Lellio poashtu reflektoi në punimet e konferencës që mblodhi shumë ekspertë ndërkombëtarë të drejtësisë tranzicionale, duke vërejtur se “në konferencën ‘Urat e Kujtimit’ zhvillohej një diskutim mbi Dhomat e Specializuara nga ekspertë të drejtësisë, ku më bëri përshtypje kritika ndaj mungesës së transparencës dhe praktikave të dobëta të mbledhjes dhe vlerësimit të provave.”

Di Lellio vlerësoi se diskutimi për Gjykatën Speciale ia “kujtoi paralajmërimin e historianit të Universitetit të Stanfordit, Carlo Ginzburg” i cili vite më parë deklaroi se “megjithëse historianët dhe gjyqtarët duhet të lidhin me kujdes dëshmitë me provat materiale, logjika e gabuar gjyqësore e bazuar në prova rrethanore, ndryshe nga gabimet historike që mund të korrigjohen, ka pasoja veçanërisht shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë.”

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika