Danimarka miraton pjesëmarrjen në misionin shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar vendosjen e një kontingjenti në Ngushticën e Hormuzit, si pjesë e një misioni shumëkombësh të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, raportoi transmetuesi publik danez DR.

Sipas vendimit, Danimarka do të kontribuojë me oficerë, përkthyes dhe dronë, me qëllim mbështetjen e operacioneve që synojnë garantimin e lirisë së lundrimit në këtë rrugë strategjike detare, si dhe forcimin e misionit detar të Bashkimit Evropian në rajon.

Kontributi danez do të përfshijë një ekip oficerësh shtabi, njësi përkthimi dhe mjete ajrore pa pilot, me rreth 10 pjesëtarë personeli. Autoritetet daneze kanë lënë të hapur edhe mundësinë e përfshirjes së kapaciteteve kibernetike në kuadër të operacionit.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme gjeostrategjike në botë, ndërsa tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Pakistani, e cila hyri në fuqi më 18 qershor. Marrëveshja parashikon masa për uljen e tensioneve, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe lehtësimin e kufizimeve detare ndaj Iranit.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika