Aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se planifikoi vrasjen e një tjetër

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me personin e dëmtuar M.D., kishte planifikuar privimin e tij nga jeta, njofton Dukagjini,

Tutje thuhet se në kuadër të këtij plani janë përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me kohën, mënyrën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimi i armës që do të përdorej për realizimin e saj.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të procedurës gjyqësore dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Rasti tashmë pritet të trajtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika