Hapja e televizionit Newsmax Polska në muajin prill ka shkaktuar debat të gjerë në skenën politike dhe mediatike të Polonisë, pas raportimeve se ky medium është pjesë e një rrjeti më të madh rajonal me lidhje serbe.
Sipas mediave polake, Newsmax Polska është ndërtuar si pjesë e rrjetit Newsmax Balkans, i cili thuhet se operohet nga kompania shtetërore serbe e telekomunikacionit, Telekom Srbija.
Kjo kompani konsiderohet si një nga instrumentet kryesore të zgjerimit mediatik të Serbisë në tregjet evropiane.
View this post on Instagram
Raportimet theksojnë se përmes blerjes së mediave dhe krijimit të platformave të reja, Telekom Srbija po ndërton një prani të konsiderueshme në hapësirën informative evropiane. Këto media, sipas kritikëve, shpesh kanë linja editoriale që përkojnë me narrativa pro-ruse dhe qëndrime kritike ndaj Bashkimit Evropian.
Një nga shqetësimet kryesore që është ngritur në Poloni lidhet me faktin se Newsmax Polska thuhet se promovon përmbajtje me tone pro-ruse dhe retorikë të afërt me lëvizjen politike MAGA në SHBA.
Po ashtu, kritikët theksojnë se Telekom Srbija nuk ka respektuar plotësisht politikat e Bashkimit Evropian ndaj mediave të lidhura me shtetin rus, si Sputnik dhe Russia Today, duke vazhduar zgjerimin e saj në sektorin mediatik evropian.