Rexha: Kryetari i Gjilanit duhet të distancohet nga sulmi ndaj ekipit të TV Dukagjinit

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka dënuar ashpër sulmin ndaj ekipit të TV Dukagjinit në Gjilan, duke kërkuar distancim nga Komuna e Gjilanit dhe kryerja e puneve nga organet e rendit dhe sigurisë.

Rexha tha se AGK-ja e ka pranuar me shqetësim të madh raportimin për sulmin ndaj gazetares dhe ekipit televiziv, duke e cilësuar rastin si një akt të papranueshëm.

“Është një akt i shëmtuar që nuk duhet të ndodhë në asnjë vend të Kosovës. Gazetarët duhet të lihen të lirë që ta bëjnë punën e tyre. Raportimi i tyre është në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Rexha.

Ai theksoi se raportimi i TV Dukagjinit kishte të bënte me projektin e ndërtimit të sheshit në Gjilan dhe se qytetarët kanë të drejtë të informohen për detajet e projekteve publike.

“Qytetarët e Gjilanit kanë të drejtë të informohen për detajet e hollësishme të këtij projekti. Ky nuk është sulmi i parë në Gjilan. Nuk ka shumë rëndësi vendi ku ndodh, por është e rëndësishme që sulmet ndaj gazetarëve të ndalen në të gjitha pjesët e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i sulmojë gazetarët, pasi ata janë duke e kryer punën e tyre”, tha ai.

Kreu i AGK-së u bëri thirrje kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe drejtorit përgjegjës për projektin, që të distancohen qartë nga sulmi.

“Ftoj kryetarin Alban Hyseni dhe drejtorin përgjegjës për këtë projekt që të distancohen në mënyrë të qartë nga ky sulm. Kompania që është kontraktuar nga Komuna e Gjilanit është përgjegjëse për veprimet e saj, ndërsa Komuna e Gjilanit duhet urgjentisht të dalë me një qëndrim dhe të marrë masa ndaj kompanisë në fjalë”, deklaroi Rexha.

Ai shtoi se rasti tashmë është raportuar në Policinë e Kosovës dhe se pret hetime të plota.

“Policia e Kosovës duhet t’i bëjë hetimet e duhura dhe asnjë sulm ndaj gazetarëve nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. Shpresoj që Komuna e Gjilanit ta thotë fjalën e vet për këtë rast”, përfundoi Rexha.

Xhemajl Rexha tha se sulmet ndaj gazetarëve po nxiten nga një klimë e papërshtatshme e krijuar ndër vite dhe u bëri thirrje politikanëve të ndalin gjuhën denigruese ndaj mediave.

“Është shqetësuese liria që po i jepet qytetarëve dhe individëve nga fusha të ndryshme që të sulmojnë gazetarët. Ajo që ka ndodhur sot është për keqardhje. Edhe në vitet e kaluara kemi pasur raste të ngjashme dhe kjo është një klimë që ka rrjedhur nga politika. E kemi të vështirësuar të jemi gazetarë. Thirrja jonë e vazhdueshme është që politikanët ta ulin këtë lloj fjalori denigrues ndaj gazetarëve. Fatkeqësisht, një gjuhë e tillë shihet me mijëra herë edhe online dhe, në raste të ndryshme, kthehet edhe në sulme fizike”, deklaroi Rexha.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika