Brahimaj: Beteja e Kosovës nuk ishte luftë vetëm e serbëve

Asistenti i Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, Dren Brahimaj, ka paraqitur disa nga, sipas tij, mitet më të përhapura rreth Betejës së Kosovës, duke theksuar se burimet historike ofrojnë një pasqyrë ndryshe nga narrativat e ndërtuara ndër vite.

Gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, Brahimaj tha se një nga pretendimet më të përhapura është se kjo ishte një luftë ekskluzivisht serbe kundër Perandorisë Osmane.

Sipas tij, kronikat dhe burimet historike dëshmojnë se në koalicionin ballkanik morën pjesë edhe arbër, boshnjakë, hungarezë, vllehë, çekë dhe popuj të tjerë, duke e bërë betejën një përpjekje të përbashkët të disa sundimtarëve ballkanikë për t’i bërë ballë zgjerimit osman.

Brahimaj kundërshtoi edhe pretendimin se aleanca përbëhej vetëm nga sundimtarë të botës ortodokse. Ai tha se koalicioni kishte karakter shumëetnik dhe shumëfetar, pasi në të morën pjesë edhe princër arbërorë katolikë dhe ortodoksë, ndër ta edhe Todor Muzaka.

Sipas tij, këto fakte historike dëshmojnë se Beteja e Kosovës nuk mund të interpretohet si një ngjarje ekskluzivisht serbe apo si një përballje vetëm e botës ortodokse me Perandorinë Osmane.

Në të njëjtin aktivitet, profesori Mentor Hasani tha se miti modern i Betejës së Kosovës filloi të ndërtohej në fund të shekullit XIX, kur ngjarja historike u lidh me Vidovdanin dhe u shndërrua gradualisht në një simbol të identitetit kombëtar serb.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika