Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë

Ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kanë nisur të mbërrijnë në Venezuelë për të mbështetur autoritetet në operacionet pas tërmeteve shkatërruese.

Punonjësit e shpëtimit nga Spanja janë fotografuar teksa mbërrijnë në vend, ndërsa më herët gjatë ditës u raportua edhe mbërritja e ekipeve zvicerane, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, disa shtete të tjera evropiane po përgatiten ose janë tashmë në rrugë për të ofruar ndihmë. Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Italia, Çekia, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Portugalia dhe Holanda po dërgojnë ekipe të specializuara të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se Ekipi Ndërkombëtar i Kërkim-Shpëtimit është në gatishmëri dhe mund të dislokohet në Venezuelë nëse kërkohet.

Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, deklaroi se ekipi i organizatës në Venezuelë po koordinon mbërritjen e një numri të madh ekipesh urbane të kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa priten edhe grupe të tjera në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se organizata ka vendosur në gatishmëri personel shtesë dhe furnizime mjekësore, për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të të prekurve nga katastrofa.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika