Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’i shpallë nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.
Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.’’, u shpreh Elezi.