Rritet në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën të mërkurën është rritur në 920, bëri të ditur të premten kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.  

Sipas autoriteteve, mijëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Shumë persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha, me qindra ndërtesa të shembura ose të dëmtuara rëndë, veçanërisht në zonën e Karakasit dhe shtetin bregdetar të La Guairas.  

Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të ndodhura brenda pak sekondash nga njëri-tjetri.

Pas lëkundjeve kryesore janë regjistruar qindra pasgoditje, duke vështirësuar përpjekjet e ekipeve të emergjencës dhe duke shtuar frikën për shembje të tjera. 

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika