Operacion masiv shpëtimi për të mbijetuar nën rrënoja në Venezuelë pas dy tërmeteve vdekjeprurëse

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke shkaktuar të paktën 920 viktima dhe mbi 3,300 të lënduar.

Sipas autoriteteve, dhjetëra mijëra persona raportohen ende të zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencës, të mbështetura nga forca ndërkombëtare të shpëtimit, po punojnë pa ndërprerje në zonat më të goditura.

Mes tyre janë edhe specialistë nga 14 shërbime zjarrfikëse britanike, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Një mjek i tha BBC-së se dy spitalet e shtetit janë “plotësisht të mbingarkuara”, ndërsa mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë po përpiqen të gjejnë strehim.

Dy tërmetet goditën me një diferencë prej më pak se një minute gjatë një feste kombëtare, kur shumica e qytetarëve ndodheshin në shtëpitë e tyre me familjet. Shteti La Guaira dhe kryeqyteti Caracas janë zonat më të prekura nga katastrofa.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika