Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta Xhemajl Mustafaj dhe djali i tij, Hasani, nga fshati Maznik.

Në një reagim në Facebook, Ramosaj ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen tragjike, duke përcjellë ngushëllime në emër të tij dhe të Komunës së Deçanit për familjen Mustafaj, të afërmit dhe gjithë banorët e fshatit Maznik.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut”.

“Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj”, ka shkruar Ramosaj.

Dukagjini ka kontaktuar edhe Policinë për detaje shtesë, dhe është ende në pritje të një përgjigjeje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika