LDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe hapat e mëtejmë politikë, ndërsa nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja mbetet e përkushtuar të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve.

Mbledhja vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haziri tha se Kolegjiumi i Degëve po trajton situatën paszgjedhore dhe se qëndrimet zyrtare të partisë do të bëhen publike pas përfundimit të takimit.

“Sot e kemi Kolegjiumin e Degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet. Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri.

Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen në orën 15:00 me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe pozicionimi i partisë në proceset e ardhshme institucionale./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika