Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati

Një person ka humbur jetën pas një rrahjeje që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit, mbrëmjen e 29 qershorit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 23:15.

“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Dragashit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton Policia.

Lidhur me rastin, autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati.

“Ndërsa i dyshuari mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika