Policia jep detaje për vrasjen e një 47-vjeçari në Dragash, i dyshuari ende në arrati

Në mbrëmjen e 29 qershorit, rreth orës 23:15, Policia e Kosovës është njoftuar për një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Policia ka bërë të ditur për Dukagjinin se, me të arritur në vendin e ngjarjes, patrulla ka hasur në një person të shtrirë në tokë, i cili dyshohet se kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor nga QKMF Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull rreth 47-vjeçar me inicialet G.T., nga fshati Zlipotok.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin është identifikuar B.H., 40 vjeç, gjithashtu nga Zlipotoku, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Forca të shumta policore, përfshirë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandantin e stacionit dhe Njësinë Rajonale të Hetimeve në Prizren, janë angazhuar në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit për zbardhjen e plotë të rastit.

Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika