Policia e Kosoves ka njoftuar se jë person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë, të henën e 29 qershorit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami”, ku është raportuar se një burrë është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.